Leçe gati për festë, Seria A largohet për Monzën

Fitorja e Leçes përballë rreth 24 mijë shikuesve të “Via del Mare” kombinuar me rezultatet e tjera “vulos” rikthimin në Seria A

Fqinjët presin javën e fundit Pordenonën e rrëzuar në C. E parafundit me Viçenzën me një këmbë jashtë…

Leçe në radhët e së cilës aktivizohet mbrojtësi kuqezi Kastriot Dermaku fluturon në krye të Serisë B dhe sheh ngjitjen direkt në A.

Në ndeshjen e madhe të ndeshjes së 36-të, ekipi nga Pulja mundi 2-0 Pizën dhe kaluan Kremonezen e cila u mund nga Krotone 3-1. Edhe pse skuadra e Françesko Modestos u rrëzua dy javë nga fundi në Seria C.

Jashtë çdo parashikimi humbja e Monzës në fushën e Frosinones 4-1 dhe ajo e Beneventos në shtëpi me Ternanën 1-2. Gjithashtu një mundësi të artë për të përfituar drejt ngjitjes në Seria A në mënyrë direkte humbi dhe Breshia.

“Dallendyshet” barazuan në shtëpi 1-1 me SPAL Ferrara. Nga ana tjetër Kozenca dhe Viçenca shpresojnë në qëndrim në B falë fitoreve respektive 3-1 ndaj Pordenones dhe 2-0 ndaj Komos.

Dy javë për tu luajtur klasifikimi: Leçe 68 pikë; Kremoneze 66; Monza 64; Benevento, Breshia dhe Piza 63. Dy të parët në renditje ngjiten direkt në Serie A, ngjitja e tretë përcaktohet nga play-off-i me 6 vendet ndjekëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!