Të premten/ Java e 31-të, hapin dy skuadrat e kreut

Abissnet Superiore nxiton me ndeshjet e javës së 31-të. Kështu të premten dy skuadrat e kreut Laçi dhe Tirana përballen në Laç duke nisur nga ora 16:45.

Bardheblutë kryesues, shtynë festën e titullit të 26-të teksa me rikthimin pas 6 muajve në ‘Selman Stërmasi’, zhgënjyen me krutanët duke u mundur 0-1.

Në mbrëmje dy sfida me prapashtesë të padiskutueshme pikët. Sidomos për ekipet vendase të Partizanit dhe Teutës. Të kuqtë presin në ‘Elbasan Arena’ Dinamon “vanoliane”, aty ku fitorja e skuadrës së Mehmetit shihet e panegociushme me ‘europën’.

E njëjtë situata te Teuta-Kukësi. Parë renditjen, durrsakët e kanë të ndaluar humbjen e cila i komplikon te zona play out. Kukësi për të ruajtur vendin e tretë.

Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera të javës zhvillohen ditën e shtunë.

Programi i xhiros së 31-të.

29 Prill 2022

16:45

Laçi- Tirana

19:45

Partizani- Dinamo (‘Elbasan Arena’)

Teuta- Kukësi

30 prill 2022

16:45

Kastrioti- Egnatia (Kamëz)

Vllaznia- Skënderbeu /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!