Ndryshimi/ Partizani pret Dinamon në ‘Selman Stërmasi’

Skuadra blu në ‘erën Vanoliane’ luan kartën e fundit para se matematika ta rikthejë andej nga erdhi. Të kuqtë me sytë nga europa.

Derbi i kryeqytetit Partizani- Dinamo përkundër programit të mëparshëm parashikuar në ‘Elbasan Arena’ do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Madje dhe me një orar tjetër nga sa kishte njoftuar Sektori i Garave në FSHF.

Kështu të premten dy takimet Laçi- Tirana dhe Partizani- Dinamo do të luhen në orën 16:45.

Në mbrëmje Teuta-Kukësi. Parë renditjen, durrsakët e kanë të ndaluar humbjen e cila i komplikon te zona play out. Kukësi për të ruajtur vendin e tretë.

Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera të javës Kastrioti- Egnatia dhe Vllaznia-Skënderbeu, zhvillohen ditën e shtunë.

Programi i xhiros së 31-të.

29 Prill 2022

16:45

Laçi- Tirana

Partizani- Dinamo (‘Selman Stërmasi’)

19:45

Teuta- Kukësi

30 prill 2022

16:45

Kastrioti- Egnatia (Kamëz)

Vllaznia- Skënderbeu /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!