Gega i zhgënjyer nga gjykimi, Skënderbeun nuk e braktis

“Dhe të barabartë dhe dominuat sikur nuk shkon si pyetje”. Kështu nis trajneri i Skënderbeut intervistën fill pas humbjes me Egnatian 0-1 në Korçë. Në fakt aq mjafton të kuptohet se trajneri i një edukate të thellë njerëzore e sportive ishte shumë i shqetësuar për gjithçka ofroi ‘finalja’ e Korçës këtë pasdite prilli.

Duke folur për Supersport, Gega tha: “Egnatia erdhi me qëllimin e saj. Unë i respektoj për atë që kanë bërë. Nuk ka asnjë problem me Egnatian, as me trajnerin, as me klubin. Ndjej keqardhje sepse erdha te Skënderbeu me plot besim që do jepja kontributin tim. Por ajo që më rëndon është arbitrimi. Jam munduar që asnjëherë mos të merrem me arbitrimin, por çdo gjë ka një limit.

Është hera e dytë që i njëjti person, i njëjti arbitër , vjen në Korçë  dhe vendos sipas dëshirës. Unë nuk mund ta paragjykoj nëse është padashje, por kur ke dhe VAR-in, kur ke dhe ndihmësa rreth e rrotull. Të shkojë në dark dhe mos ta vrasi ndërgjegjja. Të shkonte dhe ta shikonte, sepse thanë që ishte me dorë por mbrojtësi ishte i shtrirë.

Megjithatë gjërat nuk kthehen mbrapsht. Nesër mund të dali që është penallti, por gjërat kanë mbaruar. Përgjegjësinë unë e mbaj si trajner i ekipit dhe nuk ia hedh njeriut fajin. Por nuk e di, këta që vijnë arbitrojnë, që quhen gjyqtarë, duhet të jenë pak me shtyllë kurrizore.

Më qartë se e dhatë nuk besoj se mund ta japi njeri. Unë kthehem mbrapsht para një jave me Partizanin dhe pretenduam për penallti, u tha në të gjitha mediat që ishte penallti. Por vazhdoi e njëjta gjë edhe ditën e sotme. Ky personi që ka ardhur sot ishte dhe me Kukësin.

Nuk pranoi të shkonte në VAR. Për mua kanë vlerë, sepse kemi punuar gjithë javës që të marrim maksimumin. Nuk ka të drejtë asnjë person, çfarë do steme të mbajë, çfarë do sponsori të ketë, atje ku e merr pensionin. E pafalshme të vijë një person dhe të caktojë fatin e një qyteti si Korça. Të paktën mos të bëhet ai shkak.

Analizën teknike kemi hesape me njëri-tjetrin. Por vjen një person pa ndërgjegje dhe e përdor bilbilin si të dojë, sepse e di që ditën e hënë nuk flitet më për këtë ndeshje. Fillon Champions-i, fillojnë gjërat e tjera dhe ju s’mund të rrini të merren me këtë person. Por kjo është hera e dytë, sepse gabon dhe me Kukësin. Por qytetërimi i Korçës i jep hapësira për të bërë gjithçka. Por në vende të tjera nuk guxon ta bëjë.

Ai karton mund të ishte dhe i verdhë. Porosia ime është që i ka dhënë lojtarëve është të mos dalin nga vetvetja. Por në fund edhe dorëzohesh. Lojtarët i falënderova dhe kjo është e gjitha që mund të bëjë.

Unë s’kam asnjë lidhje në Shqipëri, e kam ndërtuar jetën në vend tjetër. Erdha për respekt të klubit. Ju siguroj që do hapet një dritare e re për Skënderbeun.”


Deri në fund? “Absolutisht po. Do e drejtoj Skënderbeun deri në ndeshjen e fundit, nuk largohem. Përgjegjësia do të jetë, por nga sot kam lidhje edhe më të forta me Korçën. Ju siguroj se Skënderbeu do të rikthehet pas 9 muajsh. I uroj suksese çdo njeriu që ishte në garë me ne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!