Ç’bëjnë 10 skuadrat e Superiores ?

Tirana e vitit 2022 absolute me 25 pikë. Kastrioti i dyti me 20. Vllaznia kampione e barazimëve.

Tirana: E qetë në krye të tabelës ndërsa veç seancave përgatitore në ‘Skënder Halili’ ka gjetur kohë të krijojë nismën sinjifikative ‘sport dhe edukim’. Problemi shqetësues i momentit bllokimi i merkatos nga FIFA për pagesat e ishit Uinful Kobina.

Laçi: Ndalesa në momentin e duhur. Bardhezinjtë prej javësh me probleme të shumta fizike të futbollistëve titullarë. Reflektuar në rezultate. Në prag ndeshja e parë për Kupë me Teutën në ‘Niko Dovana’. Vetëm Zarubica ende në pikëpyetje. Kalendari i ofron transfertën në kampionat me Partizanin.

Kukësi: Po stervitet në kryeqytet por mendjen e ka te rikthimi pas tri viteve në ‘Kukës Arena’ të Kukësit. Janë kaluar të gjitha afatet e rikthimit por ende duket se verilindorët do duhet të presin “licensimin” e specialistëve.Ka disa futbollistë të grumbulluar me U21.

Vllaznia: Skuadra ka patur zhvillime intensive. Largimi i Brdariç ka lënë shije jo dhe aq të mirë pasi ka futbollistë si Adili që kanë ngritur zërin për këtë lëvizje jo aq të goditur. Me Plorin në timon, Vllaznia u mund keq nga Egnatia. Tani radha e provës me Partizanin në Kupë teksa e vajtjes do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’. Stërvitet të ‘Reshit Rusi’.

Partizani: Sikurse Kukësi pret të strehoet përfundimisht te shtëpia e re në veri-lindje të Tiranës. Seancat kanë vijuar në qetësi edhe pse te të kuqtë ka nisur të funksionojë ‘lapsi’. Para gjysmëfinales me Vllazninë në Kupë, janë lakuar shumë emra futbollistësh që do largohen në fund të sezonit.

Teuta: Skuadra pas fitores së fundit në kampionat ndaj Laçit po stervitet me intensitet në ambientet pranë impiantit ‘Niko Dovana’. Pikërisht për gjysmëfinalen e vajtjes ndaj kurbinasëve. Me shpresën e rikthimit te impianti i rikonstruktuar në 31 mars.

Kastrioti: Emiljano Çela trajneri surprizues i krutanëve e ka tjetërsuar në pak javë skuadrën. Nga ekip i dorëzuar tani skuadra gjëndet jashtë zonës së kuqe. Seancat kanë persistuar te rritja e treguesëve fizikë. Prej ditësh seancat në Kamëz. Aty ku mund të “harrohet” edhe situata artificiale Neziri-Zhunior me brazilianin që akuzoi për racizëm.

Egnatia: Gjëndet në momentin më të mirë sezonal. Mundi pastër Vllazninë 3-0 dhe ka fituar një lojtarë gjithë klas si Pedro Augusto. Stafi teknik e ka nisur punën këto ditë me rekuperime të disa lojtarëve si Besir Iseni dhe Ilirid Ademi.

Dinamo: Në alarm. Skuadra e famshme blu nuk po arrin të dalë në siperfaqe. Rodolfo Vanoli ka pak javë në krye të Dinamos me synim shpëtimin e sezonit. Stërvitje intensive në Pezë- Helmës. Ibraimi, Sofranak, Imami, Mihana, Çinedu, Denisson pikët e forta. Vanoli duhet ti ketë parë. Ashtu sikurse në mungesë të Simonit (grumbulluar me Kombëtaren U21) do ketë kuptuar elementët e eksperiencës së portireve Bakaj e Harizaj.

Skënderbeu: Ekipi vijon përgatitjet me 2 seanca stërvitore nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega dhe stafit teknik.Ditën e sotme është programuar dhe një test brënda “familjes” ndaj ekipit U19./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!