Befason Rosi, rikthehet në Portimao

Nëntë herë kampioni i Botës mbi motorrë viziton Mooney “46” në Portugali

E shtuna e provave të lira dhe kualifikimeve në Portimao në funksion të GP të Portugalisë në program për tu zhvilluar nesër me start orën 14:00 me befasi.

Surpriza e madhe vjen jo nga pista por nga “tibuna”. Pesë muaj pas tërheqjes nga Botërori me motorrë, Valentino Rosi është rikthyer në ‘paddock’, por këtë herë jo si një garues në pistë me motorin e tij në ballinë të të cilit shkruhej gjithnjë “46” por si një mbështetës të skuderisë së tij.

Me rastin etapës së parë europiane të MotoGP, “Doktori” vendosi të vizitojë njerëzit e tij të Mooney VR46 të cilët befasuan shumë në këtë fillim sezoni me paraqitjet e Luka Marini dhe Marko Bezeçi.

Për Rosin, protagonist në GT Challenge, një rikthim në bokse me një risi të veçantë, inkurajuese për ekipin e tij këtë fundjavë luzitane në pisten Algarve, Portimao.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!