Sot/ MotoGP premton emocione në Portimao

Gara e sotme për Çmimin e Madh në pisten e Algarve, e pesta e Botërorit, pritet të jetë e gjithja spektakolare. Nis në 14:00.

Ducati i skuadrës së Pramac shfaqet diktues në provat e lira në MotoGP e Portimaos në Portugali. Nëse Horge Martin si pilot i parë, nuk ia del në skenë ngjitet Johan Zarko.

Piloti francez arrin pole-position e parë të sezonit, të tretin e skuadrës.

Shprehet: “Jam shumë i lumtur, nuk e prisja këtë pole sepse kushtet nuk ishin të lehta. Ishte e vështirë të zgjidhnim gomat, strategjinë më të mirë, po bënin xhiro me të njëjtat goma. Kishte një ndjenjë të veçantë, tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në garën zyrtare.”

I dyti Johan Mir pason Aleks Espargaro. kampioni i Botës në fuqi Fabio Kuartararao i 5-ti ndërsa Mark Markez niset nga vendi i 9-të.

Radha e nisjes sot në 14:00

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!