Bastianini, lideri i ri i MotoGP

Enea Bastianini fiton Çmimin e Madh në MotoGP të zhvilluar pak minuta më përpara në Amerikë.

Në garën e katërt të Botërorit, piloti i skuadrës Gresini, arrriti i pari në finishin e pistës Austin duke i dërguar në dy sukseset individuale gjatë këtij starti mbi motorrë.

Romaku i nisur nga linja e dytë, la prapa Aleks Rins të Suzuki-t dhe Xhek Miler të Ducati-t. I katërti erdhi spanjolli Joan Mir ndërsa vendi i pestë për Francesko Banjaia. Mark Markez në versionin kampion duke nisur keq e përfunduar te zona e pikëve.

Pas 4 garave të para të ‘Botërorit 2022’, në MotoGP, listën e kryeson Bastianini me 61 pikë. Ndjek Aleks Rins me 56 ndërsa në vend të tretë Aleks Espargaro me 50 pikë. E radhës në Algarve, Portugali në 24 prill./Sportiim.al/

Radha e mbërritjes:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!