Ançeloti: Gabova me formacionin

Një natë e zezë një disfatë katastrofike. Reali kërkon të shërojë plagët pas humbjes në El Clasico në Bernabeu me Barcelonën 4-0.

Në fakt janë shifra që lënë pak mundësi për madrilenët për të kryer alaliza apo diskutime. Megjithatë Karlo Ançeloti pati kurajon në fund të takimit për të bërë ‘mea culpa’:

Zgjedhja për të luajtur me Modriç si ‘nëntë fals’ u bë për të tentuar të dilte me topin në zona të lira, duke kërkuar hapësira pas linjave për spostimet e Valverdes, Rodrygo dhe Vinicius. Zgjedhjet e mia nuk ishin të mira dhe çuan në një rezultat të keq.

Kam bërë zgjedhje të gabuara. Thënë këtë, Barcelona luajti më mirë dhe meritonte të fitonte. Nuk është problem të marr përgjegjësi sepse është faji im. Zgjodha një formacion i gabuar, por nuk dua ta dramatizoj situatën .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!