‘Camp Nou’, Laporta fton Mesin

Barcelona e re me Ksavi Hernandez në timon po mahnit jo vetëm klubin e tifozët blaugrana por mbarë Spanjën e botën.

Prej javësh skuadra me yje të tillë si 19 vjeçari Pedri apo 17 vjeçari Gavi ndërthurur me elementët e eksperiencës si Pike, Bukstes Zhordi Alba etj ka ngjitur shkallët dhe tani pasi mundi edhe Seviljen me një perlë të Pedrit gjëndet e dyta në La Liga.

Sakaq entuziast presidenti i Barçës Joan Laporta i cili ka komplimentuar skuadrën dhe vetë trajnerin Ksavi. Por tej optimizimit për grupin aktual kreu Blaugrana, zbuloi për RCA1 se kishte ftuar Leo Mesin në inaugurimin e Camp Nou të ri:

Po. Është shtëpia e tij. Komunikimi im me të nuk është si më parë, por është e mirëseardhur këtu dhe do të doja që ai të ishte i pranishëm me ne gjatë atij momenti.”, tha Laporta./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!