“Shpata” e Kastriotit dhe ajo e Augustos, të voglat bëhën të mëdha…

Java e 26-të/ Kastrioti- Partizani 1-0 / Egnatia-Vllaznia 3-0

Kastrioti vijon të luajë me stofin e një ekipi të fortë. Sidomos në shtëpi (Kamëz) ndërsa me Emiljano Çelën në krye të stolit po kalon edhe skuadra me histori në futbollin shqiptar.

Në pak javë ka mundur Tiranën, Skënderbeun ka barazuar me Laçin dhe më pas ka fituar me Teutën dhe sot me Partizanin. Vendimtar Kaina në të 80′ me atë gol të sotëm ndaj të kuqëve të cilët me Kallakun në pjesën e parë humbën një penallti.

Rrogozhinë, Egnatia me një super Pedro Augusto mund Vllazninë 3-0. Braziliani me tripletën e sotme rezulton futbollisti i parë i këtij sezoni që realizon aq gola.

Te Vllaznia largimi i Brdariç dhe emërimi i dyshes Plori- Miloti nuk ka figuruar me fat. Edhe pse te kampi shkodran ka patur jo pak por 5 mungesa kryesore.

E po t’i shtosh këtu edhe atmosferën në grup me Adilin e pakënaqur pas largimit të Brdariç duket se jemi para një tjetër “furtunë” te veriorët. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!