Tirana/ Java e 26 për titullin e 26-të

Skuadra bardheblu e dërgon në 13 pikë diferencën me vendin e dytë. Fitorja e sotme me blutë, konfirmon momentin më të mirë të Tiranës. Titulli gjithnjë e më pranë...

Java e 26-të/ Tirana- Dinamo 1-0 (Devid De Silva 69′,asiist Xhixha)

Tirana nuk njeh blof. Në derbin e 142-të me Dinamon, luajtur këtë pasdite në ‘Elbasan Arena’ tiranasit e Shehit luajtën dhe triumfuan në një sfidë delikate.

Për javën e 26-të Abissnet Superiore bardheblutë falë një goli të Devid De Silvës morën tri pikë dhe në një mënyrë, zgjasin duart te titulli i 26-të.

Një gol i anuluar për blutë dhe një penallti e humbur nga Ibraimi në fund, nuk i sherbyen bluve që sot patën në stol një teknik të ri.

Duket paradoksale por edhe në këtë takim me ish futbollistin e Leçes në krye të pankinës nuk u aktivizua (nga starti) ndoshta futbollisti më i mirë në këtë Superiore; Redon Mihana.

Pa shtuar këtu Eni Imamin i cili krijoji një hendek të madh në prapavijë. Pavarësisht se fizikisht nuk ishte në 100%. Për Dinmon dhe Vanolin në lojë edhe 30 pikë. Situata në fund kritike./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!