Muriqi ndaj Realit, Lacio në ‘Olimpico’

Kristal Palasë- Mançester Siti në Premier League, Lacio- Venecia në Seria A dhe Majorka-Real Madrid në La Liga, janë tri ndeshjet kryesore europiane të kësaj mbrëmjeje.

Në Londër aty ku ekipi i Vieira pret ‘qytetarët’ parashikohet një ndeshje e lehtë për skuadrën e Pep Guardiolës por fakti që Palasë ka tri javë pozitive mund të shtojë oreksin për të ndalur miqtë.

Lacio me disa shqiptarë në organikë, ka shumë”kusure” këtë sezon. Me 10 pikë larg zonës Champions, të gjithë rreth klubit nga Roma janë të shqetësuar. Ndaj Venecias në ‘Olimpiko’ për tri pikë.

Ndeshje speciale për Vedat Muriqin këtë mbrëme (21:00) Sulmuesi dardan me Majorkën e tij do të përballet me Realin e Madridit.

Sot në Europë:


21:00 Kristal Palasë- Mançester Siti

20:45 Lacio- Venecia

21:00 Majorka-Real Madrid /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!