‘Fluturon’ Ronaldo, ndalet Bajern, Juve tri pikë…

Kristiano Ronaldo rikthehet të bëjë kampionin. Ndaj Totenhemit të Kontes, portugezi 37 vjeçar relizon tre gola (3-2) duke dhënë tri pikë e shpërndarë mesazhe për të gjithë. Përfshirë dhe vetë trajnerin Rangnik…

Ndërkaq po sot në Premier League u luajtën dhe dy sfida të tjera. Brajton- Liverpul 0-2 dhe Brentford- Bërnli 2-0.

Bundesliga sot luajti 4 takime me surprizën Hofenheim- Bajern të mbyllur 1-1. Gladbah- Hertha 2-0, Frajburg- Volfsburg 3-2, dhe Union Berlin- Shtutgart 1-1.

Asnjë ‘mëshirë’ e Juves në takimin e sotëm me Sampdorian në Seria A. Bardhezinjtë triumfuan jashtë 1-3. Pak minuta në fushë dhe një gol për Rei Manaj si forcë e Specias në fitoren 2-0 ndaj Kaljarit. Salernitana- Sasuolo përfundoi 2-2.

La Liga njohu barazimin e Levantes me Espanjol 1-1, humbjen e Granadës në shtëpi 0-1 me Elcen dhe fitoren minimale të Vijarealit 1-0 ndaj Selta Vigos. Ndeshja e fundit e ditës; Getafe-Valencia 0-0/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!