Gjici, vizitë e beftë Kukësit

Presidenti i Nderit te Kukësi, Safet Gjici ka zbritur sot në terren për të takuar drejtues dhe futbollistë të klubit. Sipas vetë Klubit, Gjici ka dashur të motivojë stafet dhe ekipin para takimit që Kukësi do të zhvillojë ndaj Dinamos në Kamëz të dielën në 13:45.

Klubi:

“Skuadra ka vijuar diten e sotme me pergatitjet per ndeshjen e radhes ndaj Dinamos. Para stervitjes, skuadra eshte vizituar nga Presidenti i Nderit, Safet Gjici i cili ka motivuar ekipin para këtij takimi dhe pas disa minutave takim me nota humori ekipi ka nisur stërvitjen.

Shkurtaj dhe Lulaj ishin dy mungesat e vetme për shkak dëmtimesh teksa pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë nën urdhërat e trajnerit Longo. Ndeshja ndaj Dinamos, do të luhet ditën e dielë në stadiumin e Kamzës, duke nisur nga ora 13:45.

Biletat për këtë takim klubi organizator i Dinamos i ka nxjerrë në shitje ditën e sotme dhe kushtojnë 500 lekë për tifozerinë tonë e cila qëndron në tribunën A.” ,shkruan klubi verilindor në Facebook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!