Shehi para Vllaznisë: Kjo sfidë kërkon mendje të ftohtë

Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi foli paraditen e sotme para mediave sportive lidhur me klasiken e ditës së shtunë që Tirana do të zhvillojë në Shkodër me Vllazninë.

Për këtë ndeshje gati vendimtare për bardheblutë, tekniku e vuri theksin te vlerësimi i madh i këtij ballafaqimi. Pas deklaratës së trajnerit skuadra ka kryer një seancë të lehtë dhe më pas në 14:00 ka lënë qytetin për tu spostuar në veri.

Shehi në prononcimin për mediat:

Pas derbit të qytetit kemi derbin e Shqipërisë. Janë dy skuadra me traditë dhe cilësi, do të jetë një ndeshje kualitative. Situata është e mirë, nesër kemi edhe mungesa të ditura për shkak kartonash.

Po e trajtojmë si një ndeshje që do vlerësim maksimal dhe mendje të ftohtë. Kur ke mendje të ftohtë, edhe vendimet merren të duhurat, sepse futbolli për mendimin tim është vendimmarrje.

Mungesat?Shpresoj të mos ndikojnë mungesat, por skuadra e ka shprehur se nuk është e varur nga individët. Ja”në mungesa me peshë, janë lojtarë të formacionit bazë dhe të rëndësishëm, por duhet që skuadra të mos varet nga individët, të varet nga grupi.”

Vllaznia? “Ka qenë ndeshja e parë e këtij fillim viti, por kanë kaluar shumë ndeshje, skuadra ka marrë formën më të mirë. Skuadra do të jetë ashtu siç ka qenë në 90% të periudhës që kemi luajtur. Nesër do të jetë ndeshje krejtësisht tjetër.”

Moment pozitiv por duhet vijimësi…

“Ne vijmë pas një periudhe të mirë, e kemi treguar me lojë dhe me pikë. Tani vjen faza e fundit e kampionatit dhe përqendrimi duhet të jetë maksimal. Tani merren frytet e sezonit, është faza më delikate, sepse je pranë objektivave. Ndeshjet marrin një këndvështrim tjetër, pasi të gjithë skuadrat luftojnë për objektiva.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!