Takaj prezanton Gegën: Uroj të na shpëtojë

Pas largimit të Memellit sot Ardian Takaj prezanton Skënder Gegën si trajnerin e ri të Skënderbeut.

Zhvillimet e fundit i dini të gjithë. E pranuam vendimin e profesor Memellit, e falënderojmë për punën dhe energjinë që dha te Skënderbeu. Dua të falënderoj profesor Gegën për vendimin për të na ndihmuar në këtë moment të vështirë.

Falë edhe miqësisë tonë të vjetër, me Gegën besoj se do të bëjmë një punë të mirë për të shpëtuar këtë sezon të vështirë. Afatet i kemi edhe më të gjatë.

Nëse shpëtojmë, do të ulemi të diskutojmë me Gegën edhe për të ardhmen e Skënderbeut. Akoma shpresojmë për një vendim të UEFA-s për të na ulur, për të na falur vendimin. Është vendim shumë i vështirë, sado klub i pasur të jesh.” ndër të tjera Takaj.

Ndërkaq nga ambienti i ‘mbyllur’, 58 vjeçari nga Tropoja e mori fjalën pas kreut të klubit duke falenderuar Takajn dhe premtuar se me ekipin e ri do të bjëjë të pamundurën për ta shpëtuar nga rrëzimi një kategori më poshtë.

Në fakt lajmin për emërimin e Gegës trajner te korçarët, e dha vetë klubi juglindor dje. Gega nuk ka kohë për të ndyshuar shumë por me tre elementët që shprehu në prezantim ‘kokën, kembët dhe zemrën’ të mund t’ja nisë mbarë që të dielën teksa Skënderbeu udhton drejt Laçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!