Gega trajneri i ri i Skënderbeut

Skënder Gega ka firmosur për 1.5 vite me Skënderbeun e Korçës. Lajmin për arritjen e akordit e ka bërë të ditur vetë klubi juglindor në rrjete.

Klubi Skënderbeu pasi njoftoi paraprakisht largimin e Migen Memellit, ka qëndruar në ‘linjë’ ndërsa ka përcjellë emrin e ri të trajnerit të skuadrës.

Ish- futbollisti i Partizanit dhe ekipit kombëtar në rolin e trajnerit në Superiore ka drejtuar Partizanin dhe Kukësin. Me të kuqtë gjatë sezonit 2018-19 arriti të fitojë titullin kampion ndërsa me Kukësin nuk arriti të lërë shumë gjurmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!