Çelsi në kaos, rrezikon Premier League

Qeveria britanike për shkak të lidhjeve të Roman Abramoviç me Vladimir Putin ka marrë vendimin e për t’i hequr atij të gjithë pasuritë që ka në Angli. Përfshirë këtu dhe vetë klubin.

Kjo ka bërë që menjëherë klubi londinez të dalë në një pronocim zyrtar. Klubi i Çelsit në një deklaratë ka theksuar:

“Klubi i futbollit Çelsi i është informuar se pronari Roman Abramoviç është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Në bazë të pronësisë së tij 100% të Çelsit dhe subjekteve të lidhura me të, Çelsi normalisht do t’i nënshtrohet të njëjtit regjim sanksionesh si z.Abramoviç.

Megjithatë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një licence të përgjithshme që lejon Çelsin të vazhdojë aktivitetet e caktuara. Ne do të luajmë ndeshjet e meshujve dhe femrave përkatësisht me Noruiç dhe Uest Hem. Synojmë të përfshihemi në diskutime me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me fushëveprimin e licencës.

Kjo do të përfshijë kërkimin e lejes për ndryshimin e licencës në mënyrë që të lejohet Klubi të funksionojë sa më normalisht të jetë e mundur. Klubi do të përditësojë më tej kur të jetë e përshtatshme për ta bërë këtë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!