Ronaldo kthehet në Portugali, Rangnik ngre supet…

Trajneri thotë ka një dëmtim, Katia (motra e CR7):Ronaldo është 100% mirë.

Mançester Junatid ka një problem për të zgjidhur. Kristiano Ronaldo edhe pse thuhet se ka patur një shqetësim të vogël shëndetësor në ije, mbeti jashtë planeve të trajnerit Rangnik për ndeshjen e djeshme ndaj Sitit.

Në mungesë të transparencës së klubit, aludimet për një ftohje të madhe mes luzitanit dhe trajnerit gjerman ekzistojnë ndjeshëm. Portugezi u largua nga Anglia dhe u rikthye në Portugali para ndeshjes, një sjellje që sipas mediave angleze ka habitur Rangnik dhe shokët e skuadrës.

E ardhmja e tij te Mançester Junajtid mbetet në dyshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!