Perez në goditjen e tretë historike

Viti 2022 mund të jetë historik për merkaton e Real Madridit.

Florentino Perez përgatit goditjen e madhe. Identik si me mandatin e tij të parë kur nënshkroi me Figo, Zidan dhe Ronaldo (Fenomeni). Të njëjtën medaje u tregoi të gjithëve kur u kthye në 2009-ën dhe solli Kristiano Ronaldo, Kaka dhe Benzema. Në klub komentohet se viti 2022 mund të jetë historik.

Nuk do të jetë e lehtë. Sikundër në fillim të viteve 2000 dhe tani pas më shumë se një dekade më vonë. Florentino Perez është përgatitur prej vitesh për t’u përballur me dy operacionet më të shtrenjta në historinë e klubit. Mbape në njërën anë dhe Haland në anën tjetër.

Sulmuesi i PSG dha sinjale gushtin e kaluar se do të luajë për Real Madridin sezonin e ardhshëm. Më i ngatërruar do të jetë operacioni për të skuar te Haland. Edhe norvegjezi i gatshëm të largohet nga Dortmundi këtë verë për të veshur uniformat e bardha. Në dukje projekti që i përshtatet fort pretendimeve të tyre./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!