Ten Hag i larguari i fundit, listë e frikshme trajnerësh që…ikin

Në pak ditë ikin një mori trajnerësh të pjacës së lartë në kontinent, por s’ka mbaruar ende…

Sot u zyrtarizua largimi i Ksavi Hernandez nga Barcelona (Hansi Flik trajneri i ri prezantohet të hënën), largohet po sot Stefano Pioli nga Milan.

Mauricio Poçetino më herët largohet nga Çelsi, Jurgen Klop drejtoi ndeshjen e fundit me Liverpul, shkarkohet De Zerbi nga Brajton.

Mbyll shtigjet një ikonë tjetër e trajningut si Klaudio Ranieri dhe sot një ditë para finales të Kupës FA Mançester Siti-Mançester Junajtid trajnerit holandez i është komunikuar se nuk do të jetë pjesë e klubit pas kësaj finaljeje. Në ikje edhe Tomas Tuhel te Bajerni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!