Play Off-i afron, Portugali-Itali pa ‘llogari’

‘Katar 2022’ gjithnjë e më pranë ndërsa shumë përfaqësuese kanë siguruar biletën e Botërorit të ‘Dimrit’. Zona e UEFA-s përpos 10 kombëtareve tashmë të zyrtarizuara do të jenë edhe tri biletat nga 13 vende që ka në dispozicion.

Kështu formula ka parashikuar fazën play off e cila impenjon 12 përfaqësuese me mundësi reale për të prekur fazën finale të Botërorit.

Gjysmëfinalet e tri grupëve A, B,dhe C do luhen në 24 mars dhe do të jenë një sfidë e vetme me eliminim direkt. Finalet në fushën e skuadrave grafikisht poshtë më 29 mars.

Finalja e Grupit A do të luhet në 29 mars mes fituesve të dy takimeve gjysmëfinale, në fushën e fituesit të sfidës Uells-Austri.

Grupin B, Rusi-Poloni dhe Suedi-Çeki janë dy gjysmëfinalet ku fituesit luajnë në fushën e duelit fitues të Rusi-Poloni.

Grupi C apo grupi i ‘ferrit’ me Itali-Maqedoni e Veriut dhe Portugali-Turqi. Finalja e madhe, mes fituesve të dy gjysmëfinaleve, do të luhet në fushën e fituesit të çiftit Portugali-Turqi.

Grupi A

Gjysmëfinale 1: Skoci-Ukrainë

Gjysmëfinale 2: Uells-Austri

Finalja: Fituesi 2- Fituesi 1

Grupi B

Gjysmëfinale 1: Rusi-Poloni

Gjysmëfinale 2: Suedi-Çeki

Finalja: Fituesi 1- Fituesi 2

Grupi C

Gjysmëfinale 1: Itali-Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinale 2: Portugali-Turqi

Finalja: Fituesi 2- Fituesi 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!