La Liga luan aktin e fundit, asnjë verdikt për t’u zgjidhur

Zhirona e përcjell me 7 gola Granadën në Secunda Division.

Java e fundit, në fakt nuk ka snjë vlerë pasi verdiktet janë zbardhur pa u luajtur akti i 38 (nesër dhe pasnesër).

La Liga:
Luhet dita e fundit e La Liga-s por gjithçka është vendosur tashmë:

Real Madrid kampion; Barcelona, ​​Zhirona dhe Atletiko Madrid në Champions League; Athletik Bilbao dhe Real Sociedad në Europa League; Betis në Ligën e Konferencës;

Kadiz, Granada dhe Almeria në La Liga 2. Gjithçka do të vendoset në Secunda, ku kanë mbetur edhe dy ditë deri në fund të sezonit të rregullt. Katër skuadra janë ende në garë për promovim të drejtpërdrejtë (dy bileta), përkatësisht; Leganes, Vajadolid, Eibar dhe Espannjol.

Play off-i, ku do të përfshihen vendi i tretë deri te gjashtë do të garantojnë vendin e fundit për në La Liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!