Skënderbeu e bën ‘rrugë’ me Vllazninë, e lë prapa në ‘Final Four’

Skandaloze në tribuna, tifozët nuk preferojnë një finale për vend të tretë Abissnet Superiore

Final Four:
Skënderbeu – Vllaznia 3-2 (Nikaj 11′, Liço 16′, Rashica 31’/ Mala 42′ pen, Balaj 80′ pen)

Skënderbeu e mbylli kampionatin i treti në renditje. Gjithçka u vendos pas finales së vogël të “Final Four” ku korçarët mposhtën Vllazninë në shifrat 3-2.

Shumë shpejt Skënderbeu surpriozi kuqeblutë me Nikajn që ndali sferën në rrjetën e Qarrit duke hapur kështu festivalin e golave. Vetëm pesë minuta më vonë Liço dyfishoi shifrat pas një goditjeje nga këndi.

Edhe dy gola të tjerë u shënuan pa përfunduar pjesa e parë. Rashica për korçarët nuk gaboi për të tretin, ndërsa Mala ngushtoi shifrat falë një 11-metërshi.

Shkurtoi akoma më shumë diferencën Balaj pak minuta nga përfundimi i kohës së rregullt sërish me penallti teksa u pakësua dhe numri i lojtarëve në fushë për Vllaznisë pas kartonit të dytë të verdhë drejtuar Stojanoviç.

Gjithçka përfundoi në shifrat 3-2 me Skënderbeun që fikson vendin e tretë, ndërsa Vllaznia mbylli e katërta me shkodranët që kanë siguruar Europën falë dënimit të korçarëve./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!