Gerhard Progni dy gola për kreun në Kosovë

Portieri Enea Koliqi lë me 10 futbollistë Gjilanin pasi në fund të pjesës së parë preku një top me dorë jashtë zone.

Me dy takimet e fundit të javës së 21-të në Superligën e Kosovës luajtur sot në orën 13:00, është përditësuar klasifikimi i skuadrave në tabelë.

Kështu Gjilani me Progrin shënues në dy penallti të realizuara (25′,75′) ka mundur Dukagjinin e Klinës 2-1. Kjo ka bërë që Gjilani të mbajë hapin me Ballkanin në krye me 42 pikë.

Ndërkaq për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana” sfida e sotme pati vetëm një tribunë akomodimi për tifozët.

Ndeshja tjetër e ditës ishte ajo ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës. Në këtë takim nuk pati gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!