Ballkani triumfon thellë dhe mban kreun në Kosovë

Ballkani nuk ndalet ndërsa sot në përballjen me Ulpianën në Suharekë, fitoi thellë 3-0. Skuadra e trajnerit Ilir Daja e gjeti avantazhin në minutën e 42 me kapitetin malazez Edvin Kuç por ende pa u mbyllur fraksioni i parë, shënoi edhe të dytin me Blend Baftiun (45+1).

Fraksioni i dytë solli realizimin e tretë për të zotët e shtëpisë nga Zeka kur luhej e 75′-ta. Kështu Ballkani vijon të kryesojë me 42 pikë në 21 javë.

Ndërkaq edhe Drita ia doli të marrë tri pikë në fushën e Malishevës. Skuadra gjilanase kaloi me rezultatin teknik 1-2.

Sfida tjetër e ditës, luajtur në Podujevë, u fitua nga Llapi vendas ndaj Feronikelit me shifrat e thellë 4-2. Nesër dy takimet e tjera të javës.

Java e 21, sot:

Ballkani- Ulpiana 3-0

Malisheva- Drita 1-2

Llapi- Feronikeli 4-2

Nesër 13:00:

Gjilani- Dukagjini

Drenica- Prishtina/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!