Prishtina ndal Gjilanin, thyhet Drenica

Java e 22-të në Superligën e Kosoves luajti sot tri takimet e fundit të kësaj xhiroje.

Ndeshja kryesore ishte ajo e Prishtinës me Gjilanin e trajnerit të njohur ismat Munishi.. Kjo përballje u kryesua nga Gjilani deri në minutat shtesë atëherë kur vendasit barazuan 2-2.

Një mundësi e humbur nga Gjilani për të bashkëkryesuar në krye me ballkanin e Ilir Dajës. Miqtë udhëhiqnin 0-2 deri në mintutën e 80′-të ndërsa Oto Xhon dhe Endrit Krasniqi shënuan për prishinasit. Prongi me penallti dhe Prekazi kishin realizuar më herët për Gjilanin.

Ndërkaq befasuese humbja e Drenicës me Ulpianën. Dukagjini merr tri pikë në Drenas aty ku Feronikeli tashmë i ka larë duart me Superligën aktuale. /Sportiim.al/

Ndeshjet sot:

Prishtina- Gjilani 2-2

Feronikeli- Dukagjini 0-3

Ulpiana- Drenica 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!