Ademi: Zhires, obsioni ideal

Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka deklaruar pas prezantimit të Zhirusë si trajner i Kosovës futboll se ka marrë këtë vendim duke e quajtur si më të përshtatshmin nga kandidatët e ofruar.

Në fakt Ademi kishte shumë ditë që orvatej të merrte pëlqimin e gjermanit Feliks Magath por pas kontraditës së kandidatit të pëlqyer me financat ai ka zgjedhur francezin.

Ademi ndër të tjera:

“Vendosëm për Alain Giresse pasi kemi pasur shumë oferta. Më shumë se 40 oferta i kishim prej trajnerëve që kanë konkurruar për këtë post. Por, në fund kemi zgjedhur opsionin më të mirë dhe më të përshtatshëm për Kosovën.

Në fund, i kishim pesë kandidatë por nuk po i publikojë emrat. Janë përfolur të gjithë, pasi kanë qenë emra të mëdhenj futbolli. Dhe, në fund gjuhën e përbashkët me Giressen dhe tani ai është këtu me ne, i gatshëm për ta nisur punën”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!