Presidenti i Gjilanit dhuron fonde për sigurinë në Kosovë

Presidenti i Sport Club Gjilani, Florim Zuka, i cili njëherazi figuron edhe pronar i kompanisë “Tali Shpk”, ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Fondi i Sigurisë në kushtet e shtetit të Kosovës domosdoshmëri ndërsa kërkesës për donacion i është bashkuar edhe kreu i klubit nga Gjilani.

Postimi i Klubit:

“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi presidenti Zuka. Njëherit Sport Club Gjilani mbështet dhe përkrah çdo nismë të tillë, e cila është në shërbim të interesave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!