Vjen firma, Zhiru deri në 2023 ‘Dardan’

Tekniku i disa kombëtareve kryesisht në Afrikë nënshkroi sot me FFK-në deri në nëntor 2023.

Alan Zhiru pasi zbarkoi dje në Prishtinë, sot është zyrtarizuar si trajner i Kosovës. Në konferencën për shtyp ai u prezantua nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Në fjalën e tij, ish-mesfushori i famshëm i viteve 80-të te Franca, foli për mardhënjet e hershme me Fadil Vokkrin dhe vizitën e parë në Kosovë. Për grupin aktual të dardanëve ai tha:

Potenciali i dardanëve: “Unë vlerësoj një ekip që luan mirë në mbrojtje, por që ka edhe individualitete shpërthyese. Kosova ka lojtarë që janë teknikë dhe kjo është diçka që duhet shfrytëzuar, sigurisht. Gjithsesi, unë kurrë nuk shoh pas, shoh nga e ardhmja.

Dëshiroj që me ekipin ekzistues të krijoj një ekip të vërtetë, kolektiv. Të luftojnë në çdo ndeshje. Ka ndeshje të lehta dhe të vështira, por duhet të kemi shpirtin luftarak, gjithmonë duke e respektuar ekipin kundërshtar. Dua një ekip që ka mentalitet dhe moral.

Është me rëndësi që kur ekipi të hyjë në fushë, të ndihet i fortë. Shpresojmë në tifozët që të na mbështetin. Ne themi gjithmonë që tifozët janë lojtari i 12-të”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!