Vlahoviç gol në start, Çelsi hipotekon kalimin…

Champions League:

Çelsi- Lilë 2-0

Ndeshja e luajtur sot në Londër mes Çelsit dhe Lilë u vendos nga një gol për secilën pjesë.

Në të 8-ën pasi kishte humbur mundësinë për të shënuar, Kai Havertz arrin të kalojë përpara Çelsin.

Epërsia e skuadrës londineze edhe në pjesën e dytë. Ekipi i Tomas Tuhel, përmes një kundërsulmi me Kante (63′) sheh Pulisiç, ndërsa përballë me Zhardim shënon pa problem 2-0.

Vijareal- Juventus (1-1), lë gjithçka hapur sa i përket kualifikimit për në çerekfinale.

Në start, Danilo hedh një top për Vlahoviç me sulmuesin e Juves i cili shmang Raul Albiol dhe godet diagonalisht. Topi kalon portierin Ruli prek shtyllën dhe futet në rrjetë. Minuta e parë 0-1.

Në të dytën, Vijareal arrin të balancojë. Pasim perfekt i Capoue për Parejo brenda zonës i cili shfrytëzohet shkëlqyer. Mesfushori i Vijarealit shfaqet i vetëm përballë portierit polak të Juves duke shënuar e marrë barazimin. Shezni asnjë faj… /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!