Muriqi në versionin “ujk”, vjen goli i dytë

Vedat Muriqi ka gjetur folenë e duhur për të ushtruar me sukses karrierën futbollistike. Sulmuesi Dardan kaloi nga Lacio te Majorka gjatë janarit ndërsa me ekipin e La Liga-s ia ka dalë të shënojë dy gola në tri takime.

Muriqi i fitoi ‘zemrat’ e tifozerisë në ishull që në debutim por sot me golin e shënuar ndaj Betis duket se ka kaluar pritshmëritë individuale.

Ishte minuta e 75-të, ndërsa Vedat Muriqi shënoi një gol të bukur me kokë me topin që u fut në këndin e sipërm të kuadratit andaluzian.

Sakaq ndeshjet e sotme në la Liga dhanë këto shifra:

Betis-Majorka 2-1

Valencia- Barcelona 1-4

Espanjol- Sevilja 1-1

Bilbao-Sociedad 21:00

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!