Kriza e Atletikos, Simeone, largimi pas dere

Marcelo Galardo, Luis Enrike, Ernesto Valverde, Zhorzhe Zhezus, emrat e teknikëve që pritet të marrin drejtimin teknik të Atletikios.

Atletiko Madrid po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Pavarësisht se këtë edicion luajnë si kampionë të La Liga-s janë larg luftës për titull duke u pozicionuar në vend të 5-të me 15 pikë larg kreut që mbahet nga Reali.

Por skuadra e Simeones është eliminuar nga Copa del Rey nga Sociedadi dhe ka humbur gjysmfinalen e Superkupës me një tjetër baske si Bilbao në “King Fahd” të Riadit në Arabisë Saudite.

Kështu me këtë ecuri mjaft të dobët (skuadra do të garojë në Champions ndaj Mançester Junajtid në fazën me eleminim në mesjavë 23 shkurt), vetë trajneri argjentinas Diego Simeone mund të kërkojë largimin e parakohëshëm.

Tekniku i cili drejton që nga 2011-të përfundon kontratën në 2024 por shenjat e para ai i ka dhënë se gjatë verës së ardhëshme do të largohet nga ‘Wanda Metropolitano’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!