Mbape i shënon dhe largon nga vetja Realin

Lajme sensacionale vijnë nga Katalonia për të ardhmen e Kylian Mbape. ‘Sport’ raporton sesi francezi po mendon të mos shkojë te Real Madrid. Kjo vjen nga njerëzit pranë tij të cilët kanë siguruar që ende asgjë nuk është nënshkruar.

Kjo ka lënë të kuptohet se sulmuesi ka të hapur derën për një rinovim të mundshëm me Paris Saint- Germain por edhe për klube të tjera.

Sigurisht kjo situatë “antipatie” për klubin madrilen favorizon edhe Liverpulin dhe skuadra të tjera të mëdha. Arsyeja e ngadalësimit mund të lidhet me projektin e ngadalësuar të Realit, ndërsa Mbape mund të rendë pas klubit aktual të Paris Saint-Germain.

Megjithatë deri tani, ato që dihen mes palëve, e sjellin më pranë klubit të Florentino Perez. Insituata e Mbape në fund të ndeshjes së djeshme, kur tha se nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij, për tu deshifruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!