Majorka dy fitore radhazi, vendimtar Muriqi

Mbrëmje shumë e rëndësishme përskuadrën së Majorkës në La Liga. Suksesi i dytë radhazi për ishullorët, të cilët falë kolektivitetit dhe një super Muriqi, dhanë më të mirën ndaj Bilbaos dhe kalojnë në +6 nga zona e rënies.

Përpara 2-0 në pjesën e parë falë Salva Sevijeës me penallti (22′) dhe Angel, në të 30′. Ekipi ishullor në përbërje të të cilit prej janarit aktivizohet Vedat Muriqi e pa vetën të barabartë në të dytën. Athletik Bilbao ngrihet dhe shënon me Raul Garcia dhe Berenguer.

Ndërkaq, Majorka pasi ka parë sherbimin te aksioni i golit të dytë nga sulmuesi Dardan e fton sërish në skenë dhe Muriqi si një “Dem” i vertetë në zonë jep pasin e fundit për Kubo. Ish lojtari i Realit dy minuta nga fundi i jep suksesin skuadrës së Luis Garcias, 3-2./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!