Liverpul merr biletën në ‘San Siro’, Bajern drithma…

Skuadra e Jurgen Klop bën një hap thuajse të sigurtë për të kaluar në 1/8. Bajerni ndjen acarin austriak…

Inter qëndron deri në minutën e 75 pasi pikërisht në këtë moment Liverpul me Firminon realizon golin e parë.

Ndonëse zikaltërit po shfaqeshin më kërcënues në pjesën e dytë, hutimi para zone dhe disa mundësi të sfumuara nga Lautaro e Xheko ndezën ‘The Reds’ të cilët pas golit të brazilianit me kokë shënuan edhe të dytin me egjiptianin Salah.

Ndërkaq surpriza vjen nga Austria aty ku Salsburg me një gol të Adamu në të 21 për pak sa nuk e ktheu në mbrëmje të zezë situatën te bavarezët. Ata shpëtuan në të 90′-ën kur Koman barazoi 1-1.E kthimit sheh Bajernin më pranë kualifikimit

Champions League vajtje:

Inter- Liverpul 0-2

Salsburg-Bajern Mynih 1-1 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!