E 20-ta në dy ditë, kampionati rimerr skenën…

Kupa futet në fazë vendimtare ndërsa pret marsin për të qartësuar ‘idetë’.

Kësisoji radhën e merr kampionati me javën e 20 të tij. Do të luhet në dy ditë. Të dielën në Rrogozhinë Kukësi-Kastrioti (13.45) dhe në Shkodër pak orë më vonë, Vllaznia- Teuta (16:45).

Në pamje të parë duket se favoritët janë Kukësi dhe Vllaznia por kur sheh se Kastrioti ka marrë 7 pikë në katër takime të fundit, raporte të tilla zvogëlohen.

E njëjtë situata e duelit në Shkodër. Edhe pse Vllaznia ka tjetër performancë në fushë, pikët nuk janë treguesi më mirë për kuqeblutë në këto javë të fundit.

E hëna vjen me tre duele interesante. Në Korçë nis Skënderbeu- Partizani (16:45) ndërsa në ‘Elbasan Arena’ po në 16:45, Dinamo- Laçi.

Java e 20 mbyllet në kryeqytet aty ku Tirana pret në ‘Air Albania Stadium’ debutuesit e Egnatias. Kjo sfidë ka si start orën 19:45.

Abissnet Superiore, java e 20:

Të dielën:

13:45 Kukësi- Kastrioti (Rrogozhinë)

16:45 Vllaznia- Teuta

Të hënën:

16:45 Skënderbeu- Partizani

16:45 Dinamo- Laçi (Elbasan)

19:45 Tirana- Egnatia (Air Albania) /Sporti im.al/

Klasifikimi pas javës së 19-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!