Laçi i cunguar ndaj Dinamos

Tre titullarë jashtë formacinit bardhezi, improvizimi në formacion, detyrë e stafit teknik…

Dinamo- Laçi kurrësesi nuk mund të konsiderohet një sfidë e tipit thjeshtë kalendarike. Për javën e 20-të, skuadra e Mirel Josës do të duhet të përballet me blutë e teknikut Devolli i cili në debutim, në Kupë, nisi aventurën e trajningut te skuadra e re me një eleminim të hidhur.

Te kurbinasit, situata duket realtivisht e qetë dhe kalimi në gjysmëfinale të Kupës teksa theu mes penalltive Egnatian, i’u jep besim për të ruajtur formësimin e një klubi gjithë pretendime sezonale.

Megjithatë, bardheznjtë edhe pse konsiderohen favoritë për të marrë tri pikë ndaj Dinamos të hënën në ‘Elbasan Arena’ (16:45), do duhet të bëjnë mirë disa llogari.

Veç emrit të kundërshtarit tashmë edhe nën presionin e rrëzimit nga Superiorja, Laçi që ndjek Tiranën në krye, pritet të konfigurohet në disa pozicione.

Për këtë transfertë, skuadra kurbinase, nuk do të ketë në dispozicion lojtarë si Mentor Mazrekaj, Reanto Ziko (kartonë) dhe të lënduarin Dejan Zarubica. Për Josën zgjidhjet janë një tjetër ‘angari’./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!