Laçi vuan ndaj Egnatias, Vllaznia formalitet

Çerekfinale e Kupës: Laçi-Egnatia 0-0 (1-1) 3-2 pas penalltive

Laçi për herë të dytë në pak kohë kalon pas minutës së 90-të në Egnatian e Rrogozhinës në Kupë. Edicionin e kaluar rrogozhinasit në Kategori të Parë u mundën në shtesë nga dy golat e Nuabuezes ndërsa sot kapërcimi i miqëve kaloi përmes ruletës ruse.

Sfida ishte emocionuese ndërsa Laçi vuajti përgjatë gjithë takimit për të shënuar te porta e Bruno Pujës. Ekipi i Josës ishte ekipi që arriti të krijonte më shumë raste gjatë sfidës por Egnatia diti të mbrohej mirë por dhe të administronte kohën.

Kryesisht në pjesën e dytë teksa sulmi bardhezi dhe mbrojtja mike u ftuan shpesh në kauzë. Edhe pasi skuadra e Ramadanit mbeti me 10 futbollistë pas minutës së 77-të vendasit nuk depertuan dot.

Pas kohës shtesë dy herë nga 15 minuta, radha i erdhi penalltive aty ku kurbinasit e Josës fituan 3-2. Laçi në gjysmëfinale.

Vllaznia-Flamurtari 1-0 (2-1)

Vllaznia arriti të shënonte një gol në minutën e 70-të me Mustedanagiç ndaj Flamurtarit duke e dërguar në 3-1 rezultatin e përgjithshëm e siguruar biletën për në gjysmëfinale.

Një duel i cili ishte përgjithëssisht ikontrolluar nga shkodranët. Flamurtari tej nostaligjsë për klubin e famshëm që militon në Kategori të Dytë, u shfaq herë-herë kërcënues. Një shtyllë e Ribajt shqetësoi jo pak Brdariç dhe tëtijtë që gjithësesi kaluan përpara./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!