Kupa, 4 skuadrat shorti në mars

Teuta, Vllaznia, Laçi dhe Partizani 4 skuadrat gjysmfinalite të Kupës së Shqipërisë. Teuta e fitoi biletën e saj dje, ndërsa Vllaznia, Laçi e Partizani u desh të impenjoheshin sot duke ia dalë të futen në grupin ‘top 4’.

Vllaznia eci pa u shumë vuajtje ndërsa Laçi gati sa nuk dështoi me rrogozhinasit të cilët u thyen në Laç vetëm pas goditjeve të penalltive.

Ndërkohë Partizani me një gol të ishit Skuka, arrin të përmbushë misionin e kësaj faze të Kupës së 70-të. Të kuqtë fituan 1-0 ndaj Dinamos me Devollin debutues në stol.

Sipas kalendarit të sezonit të FSHF-së, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 30 mars dhe me 13 prill 2022. Finalja me një takim gjatë muajit maj./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!