Kupa, Partizani- Dinamo bileta e madhe e turit çerekfinal

Sot në Laç, Shkodër e Tiranë ndeshjet e turit çerekfinal të edicionit të 70 të Kupës së Shqipërisë. Në program tri duelet Laçi- Egnatia, Vllaznia- Flamurtari dhe Partizani- Dinamo.

Pas Teutes e cila kaloi me dy takime Skënderbeun, radha e skuadrave të tjera me kryesfidën e mbrëmjes në program në ‘Air Albania Stadium’ ndërmjet Partizanit dhe Dinamos.

E ndërsa nga kryeqyteti do të mësohet gjysmëfinalistja e fundit, më herët në stadiumin ‘Laçi’ dhe atë Loro Boriçi’ do të dalin të kualifikuarat e grupit me 4 skuadra.

Ndërkaq hiq Vllazninë e cila ka fituar ndaj Flamurtarit në të vajtjes 1-2 dhe duket shumë pranë çertefikimit për në katërshe, dy biletat e tjera janë disi të komplikuara pa mundur dot të shquhet ndonjë favortit ekstrem.

Programi për sot me rezultatet e takimeve të para në kllapa.

Sot Kupa:

13:45 Laçi-Egnatia (1-1)

16:45 Vllaznia-Flamurtari (2-1)

19:45 Partizani-Dinamo (1-1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!