Mehmeti: Me Dinamon sfidë specifike

Mehmeti foli sot lidhur me ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë në program nesër në kryeqytet me Dinamon. E vajtjes 1-1 por bileta e gjysmëfinales do të vijë pa u njohur goli në fushë kundërshtare.

Trajneri i thotë të gjitha:

Optimizëm?-“Normalisht fitorja ndaj Teutës ndikon pozitivisht dhe jep entuziazëm, por duhet ekuilibër. Me Dinamon është ndeshje specifike, është vetëm një ndeshje. Jemi munduar ta përgatitim ndeshjen në mënyrën e duhur. Kam një thirrje për tifozët tanë të zjarrtë, që të jenë në stadium, pasi janë pjesë e pandashme e jona dhe nuk ia dalim dot pa ta”.

Dinamo?-“Dinamos i kemi dhënë vlerësimin e merituar. Duhet të japim maksimumin, të kemi ekuilibër. Nuk duhet të udhëhiqemi vetëm nga dëshira, por nga logjika, pasi janë 90 minuta të zjarrta. Nuk e kemi humbur betejën në kampionat, pasi janë edhe 51 pikë lojë. Ne jemi Partizani dhe do ta respektojmë garën, javë pas jave. Nesër do mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Më pas do vlerësojmë çdo ndeshje në kampionat”.

Ndryshe...-“Partizani ka ndryshuar filozofinë e lojës. Luajtëm mirë me Teutën, kemi një frymë tjetër. Në ndeshjen e parë të Kupës me Dinamon, dominuam në pjesën e dytë. Në Laç luajtëm mirë. Me Kastriotin kemi vuajtur pak para portës. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës”.

Dëmtimet e Bitrit, Markut dhe Skukës? -“Kemi pasur probleme dëmtimesh dhe virozash. Unë e bazoj lojën te grupi, jo te individi. Skuadra e ka treguar që edhe me mungesa, forca e grupit ka dalë mbi individin. Do shoh seancën e sotme dhe më pas me stafin do të vendosim”.

“Titull apo Europë nga kampionati? -“E shikojmë javë pas jave situatën. Nuk e meritojmë të jemi në këtë pozicion. Pas çdo ndeshje do të shikojmë edhe objektivin. Nuk mund të flasim për momentin për diçka të tillë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!