Derbi 139-të, Partizani dhe Dinamo me titullarët…

Sfida e kthimit (1-1 e vajtjes) ndërmjet dy skuadrave kryeqytetase vendimtare në Kupë. Luhet në Air Albania me start orën 18:00.

Pas dy ndeshjeve të orës 13:45 në Shkodër dhe në Laç për të njohur gjysmëfinalistin e fundit të edicionit të 70 -të të Kupës së Shqipërisë do duhet të zhvillohet edhe sfida Partizani- Dinamo.

Dy skuadrat e famëshme të kryeqytetit vijnë në derbin numër 139 mes tyre më të kritikuara se kurrë. Si Partizani ashtu dhe Dinamo zhgënjyese në kampionat, kanë revolucionaziuar këtë dimër jo vetëm kontigjentin por dhe pankinat. Një duel në çrekfinale në ‘Arenën Kombëtare’ për ti dhënë impulse të reja objektivit sezonal ku më së paku duket arritja e një bilete europiane.

Ndërkaq te të dy kampet ka optimizëm. Memheti tha dje se Partizani do të bëjë të pamundurën për të kaluar por dilemat rreth Albion Markut, Zhunior apo Skukës ( kanë shfaqur shqetësime shëndetësore së fundi), mbetën prezente.

Te blutë, Bevolli absolutisht në debutim me Dinamon, kërkon të jetë ai trajneri fitues i këtij ballfaqimi. Sofranak, Ibrahimi dhe Siljanovski rikthehen në dispozicion. Dinamo e plotë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!