Raporti/ FIFA, merkato e dimrit rikthen stabilitetin

Të dhëna që po afrohen më shumë me ato që ishin regjistruar para pandemisë globale janar 2020.

Sipas një raporti të FIFA-s, merkato dimërore konstatoi dukshëm rritje në levizjet e kryera dhe në vlerën totale të tyre me të dhëna që po afrohen më shumë me ato që ishin regjistruar para pandemisë (janar 2020).

Në fakt, raporti evidenton se krahasuar me vitin 2021, transfertat ndërkombëtare u rritën me 28%, duke arritur në 3,534, me vlerën totale që kalon një miliard dollarë (+ 74.7%), duke iu referuar vetëm 40% të operacioneve.

Në krye të renditjes për nga vlera janë klubet angleze, me një shpenzim prej 349.5 milionë dollarësh, të ndjekura nga Italia me 113.6 milionë dollarë.

Ndërkaq, përgjithësisht klubet evropiane realizuan më shumë transferta se ato të çdo konfederate tjetër, me 57.7%. E dukshme edhe rritja në futbollin e femrave, ku u realizuan 257 transferta ndërkombëtare (+ 42,8%), me një rritje totale prej 57,3% krahasuar me vitin 2021./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!