Çelsi fiton Botërorin për Klube

Pas Champions League, Superkupës së Europës, për Çelsin e Tomas Tuhel, vjen dhe titulli kampion bote për Klube

Finale: Çelsi- Palmeiras 2-1 (Lukaku 55′, Havertz 117′ pen/ Veiga 64′ pen)

Ka përfunduar me suksesin e kampionëve të Europës Botërori i Klubeve zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas barazmit 1-1 në 90 minuta me Palmeiras, Çelsi kaloi me një gol në shtesë ndërsa Kai Havertz shënoi me penallti kur luhej e 117-ta.

Botëroi i Klubeve për herë të parë në histori për klubin e Roman Abramoviç prezent në Abu Dabi.

Goli i parë erdhi nga Lukaku në të 55′ pas një goditje me kokë. Palmerias i mbështetur nga shumë tifozë, ia doli të fitojë një penallti në të 64′ teksa Veiga barazoi në 1-1.

Në fund, ceremonia e plotë me të gjithë fituesit. Xhani Infantino presidenti i FIFA-s, i dorëzoi trofeun ekipit nga Londra./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!