Milan fundos Lacion dhe gjën Interin në…Kupë

Milan keqtrajton Lacion në Kupën e Italisë duke e shpartalluar 4-0 në San Siro. Skuadra e Piolit e zgjidhi ndeshjen që në fraksionin e parë duke shënuar plotë tri gola.

Rafael Leao dhe më pas Zhiru me dy gola i dhanë fitoren e thellë skuadrës së Piolit. Në fund vjen dhe pokeri nga Kesi në të 79′.

Sakaq, Milan peshkon Interin në dy takime të tjera në Kupë.Ndeshja e parë do të luhet më 2 mars ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 20 prill.

Kupa e Mbretit:

Betis Sevilja ka hipotekuar finalen e Copa del Rey në Spanjë. Skuadra e Pelegrinit fiton në Madrid ndaj Rajo Vajekanos 2-1. Andaluzianët përmbysin rezultatin dhe presin nesër të mësojnë finalistin tjetër në gjysëfinalen Bilbao- Valencia./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!