Cikalleshi mbetet në Konia

Sulmuesi i Kombëtares Sokol Cikalleshi ka rinovuar kontratën me Koniaspor pjesëmarrës në elitën e kampionatit turk. Kavajasi 31 vjeçar do të vazhdojë të jetë i lidhur me skuadrën turke edhe për 3 vite të tjera, duke firmosur kontratën deri në vitin 2024.

Koniaspor vendosi t’i rrisë disi pagën bomberit kuqezi i cili te në Konia ka edhe lojtarin tjetër të kombëtares Endri Çekiçi.

Vetë kavajasi ka deklaruar pas akordit të radhës:

“Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e një familjeje të madhe si Konyaspor. Dua të falënderoj presidentin, menaxherin dhe trajnerin që kontribuan në realizimin e këtij nënshkrimi.

Unë premtoj se do të luftoj deri në pikën e fundit të qëndrimit  tim. Kemi arritur një sukses të mirë këtë sezon. Kjo padyshim nuk është rastësi. Ne jemi këtu me një frymë ekipi.  Jam i sigurt se do ta mbyllim sezonin në një vend shumë të mirë.

Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme të Giresunit. Shpresoj që të largohemi me një rezultat të mirë. Jam i sigurt që tifozët do të na mbështesin edhe më shumë tani e tutje. Jemi një familje e madh dhe kjo lidhje mes nesh do të vazhdojë deri në fund të sezonit, që do ta mbyllim në mënyrën më të mirë”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!