Kuqezinjtë U17, seleksionimi i tretë

Një grup prej 25 lojtarësh të përzgjedhur do të grumbullohen më datë 9 shkurt 2022 duke filluar nga ora 10:00 në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz për t’iu nënshtruar testeve fizike dhe taktike

———————————-

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë një tjetër seleksionim me lojtarë të vitlindjes 2006 të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar. Ky do të jetë seleksionimi i tretë këtë vit për ekipin Kombëtar që drejtohet nga trajneri Ervin Bulku.

Një grup prej 25 lojtarësh të përzgjedhur do të grumbullohen më datë 9 shkurt 2022 duke filluar nga ora 10:00 në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz për t’iu nënshtruar testeve fizike dhe taktike, ndërkohë që lista do të publikohet në ditët në vazhdim. Gjithashtu, do të ketë edhe një ndeshje kontrolli brenda grupit ku lojtarët do të mund të shfaqin vlerat e tyre më mirë.

Duhet theksuar se stafi teknik i Kombëtares U-17 i zhvillon këto seleksionime me synimin për të formësuar gradualisht grupin e lojtarëve të cilët do të jenë pjesë e skuadrës që do të marrë pjesë në eliminatorët e Europianit U-17 në tetor të vitit 2022.

Gjatë kësaj kohe stafi teknik i ekipit Kombëtar U-17 ka qenë në terren për të vëzhguar të gjithë elementët që janë në monitorim edhe në ndeshjet e kampionatit e të cilët paraqesin potencial në të ardhmen për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!