Skandali i parë i Eto, Kamerun-Egjipt, luftë

Eto nuk përmbahet duke frymzuar për luftë në fushë në gjysmëfinale ndaj Egjiptit. Reagon Kuerioz: Skandaloze, tërhqini deklaratën.

Një frazë e Samuel Eto-së, presidentit të Federatës së Kamerunit, nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit egjiptian Karlos Kueiroz, i cili nesër do të përballet me ‘Luanët e Afrikës ‘në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës ndërsa ka pak muaj që u zgjodh president i Federatës së kamerunit në Futboll para gjysmëfinales së neserme Kamerun- Egjipt tha:

Gjithçka që është bërë deri më tani duhet të harrohet. Le të bëhemi gati, sepse do të jetë një luftë. Kështu duhet të luajmë: sikur të ishte një luftë. Nuk mund ta humbim këtë mundësi. , është e pamundur”.

Reagimi i portugezit të stolit të Egjiptit Kueiroz: “Qasja e tij është shumë fatkeqe, edhe për popullin kamerunas. Mendoj se ka harruar që disa nga bashkëqytetarët e tij vdiqën disa ditë më parë në një stadium; bërii një deklaratë të tillë para ndeshjes.

Do të thotë se ai nuk ka mësuar asgjë edhe si futbollist profesionist. Futbolli nuk është luftë: është festë, është gëzim, lumturi. Kërkoj nga Federata të korrigjojë deklaratën, sepse kjo nuk është luftë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!